Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Identikë” me Egnatian dhe Elbasanin, por Teuta mban vendin e parë për … barazimet

Shkruar nga NEWSPORT
“Identikë” me Egnatian dhe Elbasanin, por Teuta mban vendin e
Teuta

Superiorja aktualisht është në pauzë dhe ekipet po rikuperojnë energjitë  e tyre për pjesën e dytë të sezonit. Kampionati ka mbyllur kështu 2 fazat e para, me ekipe që javë pas jave kanë “blinduar” pozicione e tyre dhe tashmë kemi një “pasqyrë” më të qartë të paraqitjeve të tyre.

Teuta është skuadra që është mposhtur më pak herë në këtë sezon. Durrsakët kanë dalë pa pikë në vetëm 3 sfida. Ndaj Egnatias 2 herë dhe ndaj Partizanit nuk kanë mundur të marrin pikë. Por pavarësisht se kanë vetëm 3 humbe, sërish ndodhen në mesin e klasifikimit.

Gjë e cila e ka penalizizuar janë barazimet. Jo pak, por në 10 raste, Teuta ka marrë vetëm 1 pikë, teksa njohin edhe 5 fitore. Kjo ka bërë që “Djemtë e Detit” të renditen në vendin e 5-të në klasifikim me 25 pikë.

Ndërkohë siç dihet, kuotë të njëjtë humbjes kanë edhe Egnatia e Elbasani, që deri më tani janë mposhtur vetëm 3 herë, por dy ekipet e para të klasifikimit kanë mundur të sigurojnë më shumë fitore dhe mbajnë 2 vendet e para në renditje.

Poll

Lexo gjithashtu