Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

I vetmi që reagoi në derbi, Abazaj – Fanaticsave: Vërtetuat sërish që jeni më të mirët, kënaqësi dhe nder

Shkruar nga NEWSPORT
I vetmi që reagoi në derbi, Abazaj – Fanaticsave: Vërtetuat
Fanatics, Abazaj

Një humbje në derbi askush nuk e pret mirë, por kjo e fundit e Tiranës duket se peshon shumë. Bardheblutë u mposhtën nga Partizani me rezultatin 1-2 duke shkuar në 7 derbi pa fituar, madje këtë sezon kanë plot 3 humbje e 1 barazim.

26 herë kampionët e Shqipërisë nuk janë më një ekip konkurues, siç na kanë mësuar 3-4 vitet e fundit dhe grupi i lojtarëve aktual ka dështuar të përmbushë pritshmëritë e tifozëve.

Kristal Abazaj ishte autori i golit të vetëm dhe ai i cili po mban në këmbë bardheblutë në javët e fundit. Sulmuesi ka shënuar plot 10 gola në 17 ndeshjet e fundit duke marrë edhe pëlqimin e tifozërisë.

Pas derbit, ai ju drejtua atyre me një postim në Instagramin e tij ku i falenderon për mbështetjen dhe i konsideron si më të mirët në Shqipëri.

 “Edhe këtë herë si përher e vërtetoni që jeni më të mirët në Shqipëri. Kënaqësi dhe nder…”, shkruan sulmuesi.

I vetmi që reagoi në derbi, Abazaj – Fanaticsave: Vërtetuat
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga