
Tigrat Verdheblu
Elbasani dhe Flamurtari do të përballen këtë të shtunë për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e parë të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, nis në orën 20:00.
Në prag të këtij dueli kanë reaguar edhe ultrasit e Elbasanit, “Tigrat Verdheblu”. Tifogrupi mbështetës i ekipit të Elbasanit, u bën thirrje që të gjithë, “i madh dhe i vogël”, të jenë prezentë në stadium.
Njoftimi i “Tigrave Verdheblu”:
Te shtunen rikthehemi ne tribune! I madh dhe i vogel bashkohemi me Tigrat ne Fan Club per ores 18:00 e sebashku shkojme ne stadium drejt tribunes D.
Poll