Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

I ka “vjedhur” rolin e protagonistit Bekim Balajt te Vllaznia, Kevin Dodaj: Pesha e sulmuesit matet me gola, e ardhmja…  

Shkruar nga NEWSPORT
I ka “vjedhur” rolin e protagonistit Bekim Balajt te Vllaznia, Kevin
Kevin Dodaj

Sulmuesi Kevin Dodaj ka marrë profilin e “heroit” te ekipi i Vllaznisë. Në 3 ndeshjet e fundit nën urdhërat e trajnerit Edi Martini, 20-vjeçari ka shënuar 3 gola, moment i jashtëzakonshëm. Pas finalizimit vendimtar kundër Teutës, Dodaj u përzgjodh “Lojtari i Ndeshjes”, ndërsa pas këtij vlerësimi, foli për mediat:

“3 pikë të çmuara për ne, luftuam deri në fund, Teuta e bëri më të vështirë. Jo se na dominuan, por shpenzuam energji me Dinamon, ama ia dolëm. Rëndësi kanë 3 pikët. Është periudhë e kampionatit që duhen 3 pikët.

Jam i kënaqur sepse ndihmova ekipin, iu dhashë 3 pikë. Duhet të bëj sa më shumë gola. Pesha e sulmuesit matet me gola. Me Bekim Balajn ndihem më mirë, sepse kam luajtur edhe sezonin e kaluar dhe e njohim njëri-tjetrin më mirë.

Shpresoj të shënoj sa më shumë gola, në fund të sezonit do të diskutojmë dhe do të shikojmë çfarë do të ndodhë me të ardhmen. S’ka për momentin diçka konkrete”.

Poll

Lexo gjithashtu