Te Partizani vazhdojnë “firot” në këtë periudhë merkatoje. I radhës që largohet nga “Demat” është Victor Da Silva.
Braziliani nuk do të jetë më pjesë e të kuqve për pjesën e dytë të sezonit. Gjendja fizike dhe pamundësia për të qenë në nivelin optimal kanë ndikuar që palët të vendosin me mirëkuptim për ndarjen.
Këtë sezon ka mundur të luajë vetëm në 5 ndeshje, duke qenë larg pritshmërive të stafit të ekipit. Në këtë mënyrë aventura e tij e dytë në kryeqytet nuk ka shkuar siç duhet, duke u larguar pa lënë “gjurmë”.
Kujtojmë se në aventurën e tij të parë me Partizanin ka mundur të shënojë gola vendimtar, ndërsa ka shënuar edhe në derbi ndaj Tiranës në barazimin 1-1 më 17 maj 2023. Ndërkohë në Shqipëri, Da Silva ka mbajtur veshur edhe fanellën e Vllaznisë dhe Bylisit, teksa tashmë kthehet në okazion për ekipet, ku siç dihet e njeh mirë këtë kampionat.
