Ndihmës-trajneri i Egnatias, Julian Brahja foli në prag të ndeshjes me Bylisin për mikrofonin e RTSH Sport. Brahja hedh pas humbjen e fundit me Vllazninë dhe shpjegon ndryshimet në formacion për sfidën e sotme.
“Vijmë nga një humbje që i ndodh çdo ekipi. Ishte ndeshje jo e mirë, por shohim përpara. Vlerësojmë Bylisin pasi ka bërë shumë mirë në kampionat. Kemi bërë 2-3 ndryshime në formacion, 1 dëmtim dhe 2 për rotacion.
Nuk ka të bëj fare me nënvlerësimin rotacioni ynë. Bylis vlerësohet maksimalisht dhe s’ka të bëj fare më këtë. Kemi parë situatën në ekip dhe kemi vepruar kështu. S’kemi luksin të nënvlerësojmë ekipe, luajmë vetëm për 3 pikë.
5 gola të pësuar? Kemi pësuar shumë gola, janë shumë. Nuk mund të them që mbrojtja nuk ka qenë mirë, kemi gabuar si ekip. Duhet të korigjohen këto gabime në ndeshjet e ardhshme.
Është fillimi i kampionatit, të gjithë janë të karikuar. Edhe vjet nuk e nisëm mirë. Vlerësojmë të gjitha ekipet duke i marrë një nga një”, tha Brahja.

