Egnatia dhe Bylis do të hapin ditën e sotme javën e 5-të të Kategorisë Superiore. Duke nisur nga ora 16:00 në stadiumin ‘Arena Egnatia’, dy ekipet vihen përballë njëri-tjetrit.
Rrogozhinasit janë të dënuar të rikthehen te fitorja pas 2 ndeshjeve të fundit ku morën vetëm 1 pikë dhe në shtëpi nuk lejohen aspak hapa fals. Ballshiotët nga ana tjetër vijnë me një ecuri prej 3 ndeshjesh pa humbje ku kanë grumbulluar 5 pikë.
Trajnerët Tetova e Egbo kanë përzgjedhur 11-shet respektive që do ta nisin nga minuta e parë këtë sfidës.
Formacionet zyrtare:
Egnatia (3-5-2) – Dobjani; Dulysse, Aliyev, Xhemajli; Fangaj, Ahmetaj, Aleksi, Ujka, Ndreca; Joel, Vuthaj. Trajner: E. Tetova
Bylis (4-2-3-1) – Hasanbelli; Papa, Abazaj, Bruno, Peralta; Malomo, Përgjoni; Ofori, Walisson, Sulovari; Gjata. Trajner: E. Egbo
Arbitër: Klodian Prenga
