Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Humbja me Laçin nuk “kapërdihet”, Ilir Daja “refuzon” të flasë pas ndeshjesh dhe priten masa ndaj tij

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja me Laçin nuk “kapërdihet”, Ilir Daja
Ilir Daja

Dinamo është mposhtur nga Laçi me shifrat 1-0. Një humbje që siç duket nuk është pritur aspak mirë nga trajneri Ilir Daja.

Timonieri i dinamovitëve dukshëm i mërzitur ka “refuzuar” të dalë të flasë pas kësaj sfide. Një vendim që tregon se situata te “Blutë” pas kësaj disfate nuk duket pozitive. Ndaj tij sipas asaj që raportoi gazetari i RTSH-së, Ekran Cutra, pritet të merren masa nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës.

Kujtojmë se pas humbjes me kurbinasit, Dinamo vazhdon të mbetet në vendin e 3-të në klasifikim me 55 pikë. Siç dihet prej javësh tashmë kanë siguruar edhe kualifikimin në “Final – Four”, por ajo që shqetëson më shumë tifozët është se humbja me Laçin është e 3-ta në 4 javët e fundit në kampionst. Teksa kujtojmë kanë edhe 1 barazim.

Këto rezultate kanë bërë që dinamovitët të humbasin shumë në terren, duke mbetur në vendin e 3-të në renditje. Tashmë kur jemi vetëm 1 ndeshje larg fundit të klasifikimit, Dinamo ka 5 pikë më shumë se vendi i 4-të që mbahet nga Elbasani. Po me kaq pikë ndodhet edhe Partizani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga