
Partizani dhe Orges Shehi do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre minimalisht edhe një sezon tjetër. Pavarësisht se timonieri durrsak nuk ia doli të fitonte titullin përballë Egnatias, drejtuesit e kuq kanë vendosur t’i besojnë projektin e skuadrës edhe për sezonin e ri.
Vendimi për të ardhmen është marrë nga bordi drejtues i të kuqve, ku pas në mbledhje të zhvilluar mes tyre është vendosur që Shehi të mbetet në krye të ekipit. Fakti që ish-timonieri i Tiranës e ka gjetur grupin e skuadrës, i ka hedhur disa përgjegjësi, ndërsa tashmë në merkaton e verës do të kenë mundësinë të afrojë lojtarët që dëshiron.
Kujtojmë se ky sezon mund të quhet një dështim për të kuqtë, të cilët provuan 3 trajnerët. Por pavarësisht kësaj fituan vetëm Superkupën e Shqipërisë, ndërsa nuk ia dolën as në Kupë e as në kampionat.