Arinaldo Rrapaj ishte heroi i Partizanit në derbin me Dinamon.
Mesfushori shënoi golin e fitores, i katërti për të këtë sezon duke u zgjedhur edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes.
“Kisha shumë kohë që po përpiqesha për të gjetur golin. Sot e gjeta dhe jam i kënaqur. Por më shumë se golin jam i lumtur që morëm fitoren. Kishim analizuar pikat e dobëta të kundërshtarit. Janë ekip i mirë dhe kanë trajner një si Ilir Daja. I shfrytëzuamato raste dhe morëm atë që dëshironim. E kisha menduar se do kisha vështirësi në momentin kur merrja topin, pasi Daja i di shumë mirë cilësitë e mia që i vogël. Dëshira ime është që të shënoj, kam respekt për profesorin, por një futbollist synon të shënojë ndaj çdo kundërshtari” tha Rrapaj.
Hapësire reklamuese
Çështjet kryesore
‘Heroi’ i Partizanit në derbi, Rrapaj: Kisha shumë kohë që doja golin, Daja i di shumë mirë cilësitë e mia
Poll