Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Hapi “fals” i Vllaznisë dhe Klasikja e Shqipërisë, Egnatia dhe Elbasani “fërkojnë duart” (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Hapi “fals” i Vllaznisë dhe Klasikja e Shqipërisë,
Vllaznia

Vllaznia bëri një hap “fals” ndak Bylisit javën e kaluar, me shkodranët që u mposhtën në “Adush Muça” me shifrat 2-1. Ky hap i shkodranëve ka bërë që rivalët t’i afrohen me pikë.

Dhe saktësisht Egnatia është 2 pikë larg, ndërsa Elbasani është 3 të tilla. Dueli i radhës për kuqeblutë është ndaj Tiranës në “Loro Boriçi”, ku ekipet ditën e premte do të bëjnë llogaritë e Klasikes së Shqipërisë.

Duel shumë i rëndësishëm dhe delikat për ekipin e Edi Martinit, i cili duhet të bëjë “autokritikën” dhe të rikthehet te rezultatet pozitive.

Duke parë edhe vështirësinë që e pret skuadrën e Martinit, nga ana tjetër Egnatia dhe Elbasani kanë nisur të “fërkojnë duart”. Një tjetër hap “fals” i shkodranëve dhe i kombinuar me fitoret e tyre respektive do të thoshte zbritje nga “froni” i kuqebluve.

Kujtojmë se Egnatia do të në transfertë ndaj Partizanit ditën e shtunë, ndërsa Elbasani e ka më të lehtë në letër, pasi pret Bylisin në “Elbasan Arena”. Kështu java e 26-të e Superiores premton spektakël dhe duele mjaft të luftuara.  

Poll

Lexo gjithashtu