
Vllaznia stervitje
Vllaznia do të luajë në një transfertë shumë të vështirë, teksa në kuadër të javës së 31-të me Egnatian. Duel ky që do të zhvillohet në “Egnatia Arena” ditën e enjte.
Një përballje pretendentësh për titullin kampion dhe pikërisht për këtë shkodranët kanë nisur prej ditësh përgatitjet intensive. Stërvitjet kanë vazhduar me ritme të shpejta dhe shkodranët do të luajnë “all-in” për fitoren për t’u afruar akoma më shumë me vendin e parë në klasifikim që mbahet pikërisht nga rrogozhinasit.
“Hap pas hapi”, ka shkruar klubi shkodran në rrjetet sociale. Kuqeblutë kanë treguar edhe disa momente nga stërvitja e tyre. Atmosfera duket mjaft optimiste dhe kërkohet rikthimi te fitorja në kampionat.
View this post on Instagram
Poll