Menjëherë pas shortit të Final Four, trajnerët e skaudrave respektive kanë dhënë deklaratat e tyre për mediet. Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvzodenovic e ka nisur menjëherë në sulm duke shigjetuar rivalët e gjysmëfinales, Partizanin.
Tekniku i korçarëve nuk fshihet aspak duke pretenduar titullin kampion dhe sjell në pah statistikat ku në përballjet direkte me të kuqtë ka rekord pozitiv.
“Jemi në “Final 4″ dhe kemi një besim që do të fitojmë kampionatin, Për shortin nuk mund të them asgjë pasi të gjitha skuadrat ishin shumë të forta, do të përballemi me Partizanin në datën 17, kemi 4 ditë kohë për të përgatitur ndeshjen, kemi një besim të madh që mund të dalim kampion, ky është objektivi i Skënderbeut.
Jemi motivuar, stadiumi është shumë i bukur, atmosfera do të jetë e bukur me shumë tifozë, jam e sigurtë që nuk do vijnë vetëm nga Korça, por edhe Tirana, Durrësi, Fieri dhe Shkodra. Jam i sigurt që jemi gati. Deri tani puna ishte e mirë jo vetëm nga unë por edhe nga lojtarët.
Ishim 3 vite bashkë, Orgesi ishte kapiten, unë isha lojtar, ishim shumë të suksesshëm por tani kemi tjetër gjë. Do të shohim, deri tani me statistika kundër Partizanit jemi mirë, por do të shikojmë. Ndoshta është një paralajmërim për Partizanin, ata e dinë, jo unë”, deklaroi Gvozdenovic.