Tirana – Bylis është takimi i fundit i ditës së sotme që do të luhet në Superiore. Kjo përballje do të startojë në orën 17:00 dhe do të luhet në “Niko Dovana”.
Një sfidë ku në stol te kryeqytetasit do të debutojë Gugash Magani, me këtë të fundit që do të tentojë fitoren në ndeshjen e parë te bardheblutë, të cilët prej disa javësh kanë vetëm humbje dhe barazime.
Ndërkohë në krahun tjetër ballshiotët e Nevil Dedes synojnë një rezultat pozitiv ndaj Tiranës për t’i parakaluar në renditje. Si Gugash Magani ashtu edhe Nevil Dede kanë vendosur për formacionet zyrtare.
Formacionet zyrtare:
TIRANA: Selmani, Dembele, Soler, Jonuzi, Arhan, Haxhiu, Pergjoni, Meta, Gjumsi, Kola, Zharmuni. Trajner: Gugash Magani
BYLISI: Beqaj, De Souza, Mahmuti, Ruci, Malomo, Sulovari, Berko, Marku, Xhoel, Pergjoni, Abazaj. Trajner: Nevil Dede