
Vllaznia do të luajë një tjetër takim shumë të rëndësishëm në shtëpi, teksa këtë herë do të presin skuadrën e Laçit. Përballje kjo që do të luhet ditën e shtunë në orën 16:00 dhe është e vlefshme për javën e 18-të të Superiores.
Kuqeblutë nuk kanë humbur kohë dhe vazhdojnë përgatitjet intensive për përballjen me Laçin. Për fatin e keq të Thomas Brdaric ekipi nuk është i plotë, pasi ka mungesa të rëndësishme për shkak të dëmtimeve.
Gjithsesi kjo nuk i ndalon shkodranët të vazhdojnë përgatitjet dhe skuadra të synojë fitoren në shtëpi.
“???????? kanë vijuar ditën e sotme me përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë që do të luajë ditën e shtunë po në stadiumin "Loro Boriçi" ndaj ekipit të Laçit.
Skuadra ka zhvilluar stërvitje në fushën sportive "Reshit Rusi" dhe pavarësisht situatës së krijuar nga dëmtimet e disa lojtarëve, në rradhët e saj ka besim se do të marrin një tjetër fitore”, shkruhet në postimin e shkodranëve.
Kujtojmë se aktualisht Vllaznia ndodhet në vendin e 4-të në tabelën e klasifikimit. Pas 17 javësh kuqeblutë ia kanë dalë të grumbullojnë 28 pikë, po aq sa Dinamo e vendit të 3-të, ndërsa ndodhen 2 pikë pas Egnatias kryesuese.
View this post on Instagram