
Te Vllaznia duket se nuk po gjejnë qetësi para startit të kampionatit. Dëmtimet shqetësojnë stafin e kuqebluve vetëm pak ditë para se të sfidojnë Partizani në sfidën e parë të këtij sezoni.
Ildi Gruda vazhdon të jetë i ëmtuar dhe lojtari sipas infirmacioneve do të mungojë rreth një muaj. Kështu sulmuesi humbet jo vetëm sfidën me “Demat”, por edhe disa nga ndeshjet e tjera të Superiores.
Në këtë kushte Thomas Brdaric duhet të gjejë zëvendësuesin e sulmuesit, ndërkohë “hallet” për të nuk mbarojnë këtu. Amir Kahrimanovbic doli i dëmtuar në miqësoren me Laaçin dhe ende për të nuk dihet se cila është gjendja e tij. Në ditët e ardhshme pritet që lojtari t’u nënshtrohet vizitave mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit dhe kohën që i duhet për t’u rikuperuar.