
Tirana dhe Laçi do të përballen ditën e sotme për të luajtur sfidën e vlefshme për javën e 10-të të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin e Korçës, do të startojë në orën 17:00. Në prag të kësaj sfide ka folur mbrojtësi i bardhebluve, Gledi Mici.
“Kjo fushë është shumë e mirë edhe ambienti, vetëm fitorja na duhet. Mendoj se shumicën e rasteve për Tiranën ka qenë çështje fati. Por për të marrë fitoren duhet të bësh më shumë. Secili nga ne duhet të japë më shumë. Kemi bërë ndeshje të mira që kemi dominuar kundërshtarët. Kur ke lojën e mirë, mendoj që rezultatet nuk do të mungojnë.
Tirana është një ekip i ri, pothuajse 80 përqind. Duhet pak kohë që këta lojtarë të fitojnë eksperiencë në kampionatin tonë. Kam besim që do të vijë shpejt. Çështja e liderave, kur grupi është i bashkuar dhe ka harmoni, do të bëhet lehtë edhe për rezultatet. Shoh një grup që zbaton komandat. Le të themi që është zbatuar një grup me ushtarë që vrapojnë dhe i binden stafit.
Ne kemi një harmoni të shëndoshë në ekip, të gjithë presin rastin të kontribuojnë. Shpresojmë që rezultatet nga sot t’i kthejmë në anën tonë”, tha Mici.

Como ka bërë blerjen e parë përfundimtare në këtë merkato vere. Është Alex Valle që është bërë përfundimisht lojtari i liqenorëve italianë duke u larguar nga Barcelona.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Como përmes një postimi në faqen zyrtare. Alex Valle i cili u huazua vitin e kaluar nga Barcelona tek italianët, është transferuar përfundimisht tek këta të fundit.
Nga shitja e mbrojtësit 20-vjeçar, katalanasit kanë përfituar 6 milionë euro. Alex Valle ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Comon deri në fund të qershorit të 2029.
View this post on Instagram