 
Arbitrat e ndeshjes
Dinamo dhe Tirana do të përballen ditën e sotme për të luajtur sfidën e vlefshme për javën e 18-të të Superiores. Derbi që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, nis në orën 19:00.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për arbitrat që do të gjykojnë në këtë sfidë. Do jetë grupi i UEFA-s me kryesorin Enea Jorgji, ndërsa asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj.
Në rolin e arbitrit të katërt do të jetë Indrit Myrtja. Ndërsa nga dhoma e sistemit VAR në ndihmë të Enea Jorgjit do të vijnë Olsion Yzeiraj dhe asistentja Emanuela Rusta.
Arbitër kryesor: Enea Jorgji
Asistent 1: Denis Rexha 
Asistent 2: Ridiger Çokaj 
Arbitër i 4: Indrit Myrtja 
Var: Olsion Yzeiraj 
Avar: Emanuela Rusta
Poll
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       