Klajdi Kola - Edi Martini
Në përfundim të ndeshjes, Vllaznia – Dinamo, e cila u mbyll 1-0 për shkodranët, trajneri Edi Martini bëri një gjest anti-sportiv. Ai u drejtua nga pankina e dinamovitëve, duke reaguar pak si tepërmi.
Pikërisht për këtë situatë ka folur edhe Klajdi Kola në emisionin “Supergol”. Sipas Kolës, ai gjest duhej ndëshkuar me karton të kuq nga arbitri, por ka vënë në mëdyshje nëse Andi Koçi ka qenë aty prezent apo ishte futur në tunelin e stadiumit.
Klajdi Kola: Nuk e di nëse arbitrat ishin brenda në fushë apo jo, por ishte karton i kuq. Nëse arbitrat janë në dhomat e zhveshjes dhe ky moment ka ndodhur pastaj, arbitri i katërt është i fundit që del nga fusha dhe raporton në protokollin e ndeshjes.
Poll





