Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Gaz Demi jep motivimin para startit, Çakuli “Fiks Fare” me bekimin për Partizanin (SITUATA NË KAMPIN E KUQ)

Shkruar nga NEWSPORT
Gaz Demi jep motivimin para startit, Çakuli “Fiks Fare” me
Gaz Demi dhe Filip Çakuli

Superiorja starton këtë fundjavë, teksa klubet po i japin “dorën e fundit” përgatitjeve. Diçka të tillë po bën edhe Partizani, ndërkohë që ditën e sotme lojtarët kanë patur vizitorë të veçantë.

Presidenti i klubit të kuq, Gazment Demi dhe Kryetari i Bordit, Filip Çakuli kanë zhvilluar ditën e sotme një takim “kokë më kokë” me lojtarët. Në prag të këtij sezoni, nuk kanë munguar edhe motivimi, si në fjalën e presidentit Demi apo edhe të Çakulit. Duket se në kampin e kuq kanë filluar “bekimet”, ku Çakulli i jep një dorë motivuese të kuqve.

Ndërkohë, përsa i përket merkatos, Partizani është ende duke “shqyrtuar” tregun për përforcime të tjera në vazhdim.

Postimi i Partizanit:

Presidenti Demi dhe Kryetari i Bordit Çakuli vizitojnë skuadrën përpara nisjes së sezonit
Në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik, Presidenti i Klubit Gazment Demi dhe Kryetari i Bordit Filip Çakuli zhvilluan një vizitë në ambientet e Klubit, ku takuan futbollistët dhe stafin teknik.
Gjatë fjalës së tij, Presidenti Demi theksoi rëndësinë e unitetit dhe besimit deri në fund:
“Dua të jemi të bashkuar dhe të besojmë deri në fund. Vetëm kështu mund të arrijmë objektivat që i kemi vendosur vetes.”
Nga ana e tij, Kryetari i Bordit Filip Çakuli rikujtoi historinë e lavdishme dhe traditën legjendare të Partizanit, si një burim frymëzimi për skuadrën aktuale.
Në mbyllje të takimit, Presidenti Demi përshëndeti lojtarët dhe stafin e drejtuar nga trajneri Mladen Milinkoviç, duke u uruar një sezon të mbarë dhe suksese në sfidën e parë të kampionatit, që do të zhvillohet këtë fundjavë në “Arenën e Demave” ndaj ekipit debutues të Vorës.

Gaz Demi jep motivimin para startit, Çakuli “Fiks Fare” me
 

 

Poll

Lexo gjithashtu