
Flamurtari
Flamurtari ka dhënë lajmin e madh për tifozët, në prag të nisjes së sezonit të ri të Superiores. Klubi kuqezi ka njoftuar që nisja nga Vlora drejt Elbasanit, do të bëhet në orën 16:00 dhe transporti do të jetë falas.
Një lajm mjaft mirë ky për tifozët vlonjatë, të cilët kanë mundësi të ndjekin nga afër ekipin e zemrës. Kujtojmë se sfida mes Elbasanit dhe Flamurtarit do të luhet të shtunën e 23 gushtit, duke nisur nga ora 20:00.
Njoftimi i Flamurtarit:
Të shtunën në Elbasan, luajmë bashkë! Forca jonë është në fushë, por fuqia jonë e vërtetë jeni ju në tribuna. Nisja me autobus falas nga stadiumi, ora 16:00.
View this post on Instagram
Poll