
Teksa po vijon procesi i numërimit të votave në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, një rast i pazakontë pritet të ndodhë në Shkodër, me komisionerët që kanë kërkuar pezullimin e numërimit në orën 20:00.
Kjo vlen për 4 KZAZ në Shkodër, ndërsa kërkesa e komisionerëve ka ardhur për shkak të supersfidës Vllaznia-Egnatia, për të ndjekur ekipin e zemrës, në një ndeshje decisive.
Ditën e sotme do të luhet finalja e madhe e “Final – Four”. Vllaznia dhe Egnatia do të sfidohen mes tyre për titullin kampion. Ekipet janë vetëm 90-të minuta larg trofeut, ku do të luajnë gjithçka për gjithçka.
Finalja e madhe do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare”, ora 20:00. Shkodranët dhe rrogozhinasit do të përplasin “brirët” mes tyre për titullin kampion.