Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FSHF u beson arbitrave me eksperiencë, zbuloni kush vendos drejtësi në Tirana – Flamurtari (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF u beson arbitrave me eksperiencë, zbuloni kush vendos drejtësi
Fotomontazh / Arbitrat - Superiore

Tirana dhe Flamurtari do të përballen sot, në kuadër të javës së 21-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, do të nisë në orën 13:30.

Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë duel. Kështu, kryesor i kësaj sfide do të jetë Indrit Myrtja, ndërsa asistentët e tij do të jenë Erind Burgu dhe Xhuljo Mani.

Rolin e arbitrit të 4-t do ta mbajë Silvio Dyrmishi. Ndërsa në dhomën e VAR-it do të jetë Enea Jorgji me asistent, Andi Koçin.

Arbitër kryesor: Indrit Myrtja
Asistent 1: Erind Burgu
Asistent 2: Xhuljo Mani
Arbitër i 4: Silvio Dyrmishi
Var:Enea Jorgji
Avar: Andi Koçi

Poll

Lexo gjithashtu