Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

'Frymëmarrje' për klubin, Partizani rinovon me dy titullarët

Shkruar nga NEWSPORT
'Frymëmarrje' për klubin, Partizani rinovon me dy
Ekipi i Partizanit

Me kampionatin që është drejt fundit, Partizani është i fokusuar në arritjen e objektivave të fushës së lojës. Megjithatë, paralelisht drejtuesit po punojnë edhe për anën kontraktuale me disa lojtarë që janë në skadencë.

Tedi Cara dhe Valentino Murataj janë dy titullarët që kanë arritur marrëveshjen verbale me klubin për vazhdimin e kontratës, sipas shtypit të shkruar. Sulmuesi dhe mesfushori shihen si figura shumë të rëndësishme jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në atë që përfaqësojnë brenda skuadrës e tifozërisë.

Me kavajasin pritet një rinovim 2-vjeçar, ndërsa zëvëndës-kapiteni opsion 1+1. Interesi nga jashtë për të dy futbollistët është i lartë dhe konkret, madje është refuzuar një ofertë për Carën së fundmi nga Turqia. Plani i klubit është të sigurojë kontratat e tyre që më pas t’i shesë për një çmim të kënaqshëm në treg nëse do të ketë oferta.

Ditë më parë, klubi arriti marrëveshjen edhe me mbrojtësin Saliu Sembene dhe mbyll kështu marrëveshjet me 3 lojtarë teksa mbeten të tjera situata për t’u zgjidhur me lojtarë si Sota, Maguette apo Atanaskoski.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga