Prej javës Vangjel Zguro është përjashtuar nga ekipi i Partizanit. E ardhmja e mbrojtësit të majtë nuk dihet ende, teksa dhe trajner Aleksandar Veselinovic e injoroi ditën e sotme, duke mos preferuar të përgjigjej për një rikthim të mundshëm të futbollistit.
Megjithatë, Zguro nuk ka vonuar dhe ka reaguar në rrjetet sociale. Krah fotos së tij, mbrojtësi shkruan: "Kokën lart gjithmonë dhe me drejtësi çdo lloji situate është koha ajo që tregon çdo gjë!”. Një përgjigje kjo si për drejtuesit e Partizanit dhe trajnerin serb që e injoroi.
Pritet të shihet nëse Zguro do të vazhdojë që të jetë pjesë e Partizanit dhe të presë rikthimin. Por nuk përjashtohet as ndërprerja e bashkëpunimit në një të ardhme të afërt, duke pasur parasysh dhe pak na ndan nga merkato e janarit.