![FOTO/ Nga polemikat me VAR-in te penalltia e humbur, klubi i Tiranës nuk](https://cdnimpuls.com/newsport.al/media3/-900-0-1733165580xscreenshot-1-283.jpg)
Tirana
Tirana dhe Partizani luajtën mbrëmjen e djeshme një derbi të ethshëm. Supersfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi në barazim pa gola, por me shumë polemika dhe momente kyçe.
Që nga goli i anuluar i Tiranës, te penalltia e humbur në sekondat e fundit nga Prenga, derbi i kryeqytetit ishte spektakël. Teksa, klubi bardheblu ka publikuar ditën e sotme foto nga momente të ndryshme të ndeshjes.
“Ti je fundi dhe fillimi im”, shkruan Tirana krah fotove të derbit ku shfaqen tifozët të lumtur me simbolet bardheblu. Duket se te Tirana janë tepër të motivuar, duke mos ndryshuar qëndrim edhe pas një derbi që mund ta fitonin.
View this post on Instagram
Poll