Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 15-të të Superiores, lojtarët dhe trajneri fitues (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 15-të të
Formacioni i javes

Java e 15-të e Superiores është mbyllur me derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, sfidë e cila përfundoi në barazim pa gola. Pas përfundimit të kësaj jave, “Newsport.al” ju sjell formacionin dhe trajnerin më të mirë.

Lojtari i Javës/ Pano Qirko (Partizani): Portieri i Partizanit ishte vendimtar me pritjen e penallistë në fundin e sfidës. Ai u kthye në hero duke i dhënë skuadrës së tij 1 pikë, në një derbi që mund të shkonte akoma më keq.

Agan Mjaki (Laçi): Skuadra kurbinase zhvilloi një lojë mjaft të mirë përballë Skënderbeut. Aspekti difensiv ishte në nivele të larta, me Mjakin që shpesh ndihmoi edhe në manovrën sulmuese.

Arlind Kurti (Laçi): Pikërisht një nga pikat kyçe që ndihmoi Laçin që të mos pësonte gol ishte dhe Kurti. Qendërmbrojtësi i kurbinasve zhvilloi një lojë mjaft të mirë, duke qenë efikase përballë manovrave sulmuese të Skënderbeut.

Mahamadou Dembele (Tirana): Qendërmbrojtësi bardheblu dhuroi një paraqitje mjaft të mirë në derbin përballë Partizanit. Edhe pse këta të fundit tentuan shpesh me Rrapaj, Carën apo Mba, mbrojtësi bardheblu u tregua i saktë dhe preçiz.

Alex Peralta (Bylis): Krahu i majtë në mbrojtjen e Bylisit ishte “zjarr”. Peralta bëri një lojë të mirë në dy repartet, si atë difensiv dhe ofensiv, duke ndihmuar shumë ekipin për të mbajtur portën e paprekur në fitoren 1-0 kundër Vllaznisë.

Regi Lushkja (Egnatia): Mesfushori i Egnatias, ishte autor i dy golave në fitoren 3-1 përballë Elbasanit. Përveç golave të shënuar, Lushkja u tregua mjaft efikas duke nisur shpeshherë sulme të rrezikshme.

Kleandro Lleshi (Laçi): Një lider i vërtetë duke ndihmuar shumë në mesfushë, por sigurisht edhe në mbrojtje. Lleshi arriti që të thyente shumë aksione të korçarëve, duke larguar rrezikun nga porta e mbrojtur nga Dajsinai.

Malomo Tafeek (Bylis): Një ndeshje pothuajse perfekte për fantazistin e ballshiotëve. Ia doli që të shënonte golin e vetëm të sfidës në fitoren 1-0 kundër Vllazninë, por shpeshherë u bë rrezik serioz për mbrojtjen shkodrane.

Aboubacar Camara (Bylis): Edhe pse nuk shënoi gol, Camara ishte fantastik. Një lojtar inteligjent që bëri mjaft mirë, duke nisur sulme premtuese, madje shpeshherë duke shtangur edhe skuadrën e Vllaznisë, që i gjente të papërgatitur.

Baton Zabërgja (Dinamo): Sulmuesi i Kosovës vazhdon që të bëjë mjaft mirë. Duket se ky është sezoni i tij, teksa përballë Teutës gjeti përsëri rrugën e rrjetës. Një goleador i vërtetë, që sa vjen e dhuron paraqitje më të mira.

Nicolas Koffi (Laçi): Sulmuesi i kurbinasve përveç se shënoi golin e fitores në ndeshjen përballë Skënderbeut që përfundoi 1-0, ai u tregua efikas dhe i rrezikshëm. Mënyra e sulmit ishte pothuajse perfekte, duke vendosur në vështirësi mbrojtjen kudnërshtare.

Trajneri: Nevil Dede (Bylis): Tekniku me origjinë nga Elbasani kishte rreshtuar ekipin në mënyrën e duhur, përballë një Vllaznie që ka treguar kualitet këtë sezon. Përveç se fitoi, mënyra se si kishte vendosur ekipin në mbrojtje, bëri që ta mbyllte ndeshjen pa pësuar gol.

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 15-të të
FORMACIONI I JAVËS SË 15-të


 

 

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga