Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Fitorja me Partizanin lë me pasoja Egnatian, titullari absolut mungon në transfertën e Laçit

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja me Partizanin lë me pasoja Egnatian, titullari absolut mungon
Partizani - Egnatia

Supersfida e javës së 31 të “Abissnet Superiore”, ajo mes Egnatias dhe Partizanit është mbyllur me fitoren e rrogozhinasve. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia”, përfundoi me triumfin 2-1 të vendasve.

Por kjo fitore e ka lënë me pasoja ekipin e drejtuar nga Edlir Tetova. Tekniku i Egnatias nuk do të ketë në dispozicion portierin Alen Sherri për ndeshjen e radhës përballë Laçit. Portieri shkodran do të mungojë në këtë transfert për shkak kartonësh të verdhë, ku në ndeshjen e sotme përballë “Demave” mori të 4-tin për këtë sezon.

Një mungesë e rëndësishme për Egnatian, megjithatë Ilir Dabjani është i gatshëm të marrë vendin e titullarit, me 23-vjeçarin që do të ketë një mision të vështirë të mbajë të paprekur portën përballë kurbinasve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga