Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Fitore me pasoja ndaj Dinamos, Partizani humbet titullarin absolut për derbin me Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT
Fitore me pasoja ndaj Dinamos, Partizani humbet titullarin absolut për
Partizani

Partizani mposhti Dinamon duke u rikthyer te fitorja pas 4 ndeshjeve pa shijen e 3 pikëve. Të kuqtë iu falën dy golave të Bintsouka dhe Kekos në secilën pjesë. Një fitore që sjell qetësinë në skuadër përpara derbit të zjarrtë me Tiranën.

Të dielën që vjen futbolli shqiptar mban frymën për përballjen e fundit për këtë sezon mes dy rivalëve të përbetuar. Të kuqtë do të kenë një mungesë në këtë superduel.

David Atanaskoski u ndëshkua me karton të verdhë dhe plotëson numrin për t’u pezulluar me 1 ndeshje. Mbrojtësi humbet derbin dhe lë një boshllëk të madh në krahun e majtë ku ka qenë titullar absolut gjatë gjithë sezonit.

Te Partizani rrezikonin shumë, plot 6 lojtarë: Eljon Sota, Arinaldo Rrapaj, Andi Hadroj, David Atanaskoski, Christian Mba dhe Alfred Mensah, 5 prej tyre ‘shpëtuan’sot.

Ndërsa, në kampin bardheblu rrezikonin 3: Regi Lushkja, Kristal Abazaj dhe Bruno Lulaj të cilët kanë nga 3 kartonë, por nuk u ndëshkuan ndaj Erzenit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga