
Elbasani
Pasi triumfuan në miqësoren kundër Voska Sport me rezultatin 1-0, Elbasani është rikthyer në shtëpi për të regjistruar një tjetër triumf. Në “Elbasan Arena”, verdheblutë mposhtën 2-0 Vorën.
Kjo ndeshje miqësore u vendos nga goli i Lilës dhe ai i Leo Melos. Një fitore e pastër, që tregon dhe njëherë që Elbasani ka krijuar një skuadër të fortë dhe kompetitive, gati për Superiores.
Gjithashtu, trajneri Roberto Bordin merr fitoren e dytë, po në kaq ndeshje. Një nisje me këmbën e mbarë edhe nga tekniku italian, që deri më tani po punon mirë me Elbasanin.
Poll