Shefi i garave në FSHF, Marjus Sulejmani foli në prag të ndeshjes hapëse të sezonit të ri të Superiores, Dinamo – Egnatia. Sulejmani zbuloi arsyet pse ky edicion ka nisur më herët se zakonisht si dhe bëri të ditur datën kur do të zhvillohet Superkupa mes Egnatias dhe Kukësit.
“Sot nis edicioni i 86-të i Superiores. FSHF ka organizuar një ceremoni ku janë angazhuar 100 fëmije të akademisë së Elbasanit. Këtë sezon kampionati nis më herët dhe do të mbarojë më herët pasi në qershor luhet turneu i Europianit U17. Stadiumet dhe fushat duhet të jenë në dispozicion të ekipeve garuese.
Superkupa është sezoni i tretë që e bëjmë në dhjetor, kjo pasi ekipet që janë në Europë të kenë mundësi të përgatiten më mirë. Egnatia – Kukësi do të zhvillohet në 26 dhjetor. Formula nuk ndryshon. Pas 36 javëve, 4 ekipet e para do të marrin pjesë në Final Four”, u shpreh Sulejmani.