
Vllaznia mposhti Partizanin me rezultatin e pastër 2-0 në ndeshjen e vlefshme të javës së 28-të të Superiores. Në përfundimin e takimit, trajneri i kryeqyetasve Arbër Abilaliaj doli në prononcim për mediat.
“E para më vjen keq për mënyrën si e përgatitëm ndeshjen dhe çfarë donim të bënim. Ishim pozicionuar mirë për t’i bërë keq Vllaznisë në disa raste, por detajet bëjnë diferencën. Disa gabime individuale që nuk i jap shpjegim për shkak të presionit ndoshta. Kam rezervat e mia edhe për gjykimin.
Në tre ndeshjet e fundit nga një lojtar na del me të kuq. Duhet të eliminojmë gabimet individuale, goli i parë ishte i papranueshëm për nivelin e lojtarëve që kemi. Kishim momente shumë të pastra që mund të shënonim gol. Osmanllarin e ndërruam edhe për çështje fizike pasi i dha dhe çfarë kishte.
Ndryshuam modulin dhe krahët. Gabimet e lojtarëve të rinj dhe me eksperiencë duhet të ulemi dhe t’i flasim pse vijnë. Në një ndeshje si kjo është e vështirë të kesh tre apo katër raste. Në pjesën e parë kishim raste shumë të pastra që mund të kalonim në avantazh. Goli u anulua dhe nuk e di pse, mu duk e çuditshme sepse portieri i Vllaznisë u përplas me lojtarin e ekipit të tij.
Janë tendencat për të nxjerrë lojtar me të kuq çdo ndeshje dhe për të mos dhënë asnjë penallti. Jam besimplotë, nëse nuk do kisha besim nuk do merresha fare. E para është kënaqësi dhe e dyta është besimi. Kemi dhe një penalizim pasi ndeshjet janë shumë afër, nëse do kishim javën në dispozicion mund të bënim diçka.
Jam besimplotë për “Final 4” dhe as nuk e diskutoj. Përderisa Partizani ka qenë në vendet e para të tabelës, nuk ka drejtues në botë të mendojë shkarkimin e trajnerit. Ne e kemi analizuar në të gjitha drejtimet, trajnerin e mbajnë rezultatet dhe po rezultatet që e heqin.”, tha Abilaliaj.