
Egnatia
Ditën e nesërme në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për turin e parë të Champions league. Në orën 14:00, Egnatia do të njihet me kundërshtarin, ndërsa 5 të mundshmet janë bërë të ditura.
Dhe pse jofavorite, fati i ka buzëqeshur Egnatias në përzgjedhje. Vetëm Slovan Bratislava mund të konsiderohet e frikshme. 4 të tjerat janë Ballkani, Borac Banja Luka, The New Saints dhe Lincoln Red Imps.
Dy të fundit mund të quhen amatore, dhe pse e kanë mbyllur si vende të para në Uells dhe Gjibraltar. Kështu Egnatia e ka rrugën e hapur në Champions League, të paktën për kalimin e turit të parë.
Poll