Fotomontazh/ Edlir Tetova - Skema e Egnatias përballë Vllaznisë
Egnatia shënoi përballë Vllaznisë disa ditë më parë, një nga golat më të bukur të këtij sezoni të Superiores. Skema e dyshes Jaime – Aleksi, rezultoi e suksesshme, me topin që “çau rrjetën” shkodrane.
Sikur të mos mjaftonte kjo, ditën e sotme faqja e njohur sportive “433” me mbi 77 milionë ndjekës, ka shpërndarë këtë gol. Një rekord u arrit në këtë video, duke “kapur” mbi 4.4 milionë shikime brenda 1 ore.
Duket se skema e Edlir Tetovës s’ka patur sukses vetëm brenda vendit, pra në kampionat. Por kjo skemë mjaft e bukur ka “thyer” rrjetin ndërkombëtar.
View this post on Instagram
Poll
