Tirana udhëton në transfertë ku përballet me Erzenin sot në Elbasan Arena në orën 15:00, e vlefshme për javën e 32-të të Superiores.
Bardheblutë vijnë pas një fitore ndaj Kukësit që u ka dhënë frymëmarrje dhe ka sjellë disi qetësinë për të paktën 1 javë. Megjithatë, 3 pikët janë jetike në çdo ndeshje deri në fund të kampionatit dhe sot, këto 3 pikë bëjnë të flejnë në pozitën e 4-të të paktën deri nesër, në pritje të ndeshjes Partizani – Dinamo.
Skuadra ka mbyllur përgatitjet nën urdhërat e trajnerit Fagu i cili ka ideuar edhe 11-shen titullare. Priten ndryshime në formacion nga ndeshja me Kukësin. Nga porta, në mesfushë e sulm, Kozi i zë vendin Abdullahut duke u rikthyer si titullar, megjithëse mbetet një balotazh i fortë mes tyre.
Regi Lushkja rikthehet poashtu titullar në vendin e Jordi Jakut, ndërsa Dijar Nikqi do të jetë sulmuesi kryesor me Patrick që spostohet në të majtë. Liridon Latifi do ta nisë nga stoli këtë sfidë, pasi sapo është rikthyer nga një dëmtim në këmbë.
Formacioni i mundshëm:
Tirana (4-3-3) – Kozi; Haxhiu, Lulaj, Hoxhallari, Përgjoni; Jonuzi, Deliu, Lushkja; Abazaj, Nikqi, Patrick.
Trajner: Erbim Fagu