Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Erzeni luan për statistikë, Teuta e “dënuar” vetëm për fitoren

Shkruar nga NEWSPORT

 

Erzeni luan për statistikë, Teuta e “dënuar”
Erzeni - Teuta

Erzeni dhe Teuta do të duelojnë mes tyre në kuadër të javës së 35-të të Superiores, sfidë që do të luhet në orën 16:00 në “Arenën e Demave”. Një përballje mjaft e rëndësishme për durrsakët që kërkojnë fitoren, pasi dëshirojnë t’i largohen sa më shumë zonës “Pay-Out”.

Nga krahu tjetër për shijakasit është një sfidë pa shumë rëndësi, pasi skuadra e udhëhequr nga Alfred Deliallisi ka rënë nga Superiorja dhe në sezonin e ri do të rinisë gjithçka nga Kategoria e Parë. në këto kushte shijakasit do të luajnë vetëm për të respektuar garën dhe për statistikë.

Kujtojmë se aktualisht Teuta mban vendin e 7 me 44 pikë, 2 më shumë se Laçi i vendit të 8-të. Ndërsa një fitore ditën e sotme, e kombinuar me humbje ose barazim të kurbinasve, “djemtë e detit” do të shmagnin kështu “Play-Out”.

Formacionet e mundshme:

Erzeni: Hasanmbelli, Maliqi, Sadiki, Kacbufi, Asani, Mëllugja, Kahrimanovic, Migone, Zeka, Mihana, Blazevic. Trajner: Alfred Deliallisi

Teuta: Vata, Kruja, Gjini, Jazxhi, Kotobelli, Beqja, Daja, Gjinollari, Daci, Boçi, Peposhi. Trajner: Edi Martini.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga