Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Elbasani ZYRTARIZON gjithçka, mbrojtësi i Superiores merr ftesën e kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Elbasani ZYRTARIZON gjithçka, mbrojtësi i Superiores merr
Elbasani

Qendërmbrojtësi i Elbasanit, Sigitas Olberkis ka marrë një ftesë nga Kombëtarja e Lituanisë. Është vetë klubi i Superiores, i cili ka zyrtarizuar diçka të tillë, duke njoftuar këtë ftesë të marrë nga futbollisti.

“Sigitas Olberkis, është thirrur nga Kombëtarja e Lituanisë për angazhimet e ardhshme ndërkombëtare. Një arritje që pasqyron profesionalizmin, përkushtimin dhe nivelin e lartë të tij me fanellën verdheblu”, shkruan klubi i Elbasanit.

Kujtojmë se gjatë këtij muaj, Lituania do të luajë në shtëpi miqësore përballë Izraelit. Ndërkhë që do të ketë një përballe me Holandën në transfertë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026.

Poll

Lexo gjithashtu