Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Elbasani siguron Final Four, Gvozdenovic me “këmbë në tokë” pas fitores: Sot ishim me fat, barazimi më i drejtë

Shkruar nga NEWSPORT
Elbasani siguron Final Four, Gvozdenovic me “këmbë në
Ivan Gvozdenovic

Trajneri i Elbasanit Ivan Gvozdenovic, foli për mediat pas fitores me përmbysje 2 – 1 ndaj Teutës, ndeshje e mbajtur në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Ky takim ishte i vlefshëm për javën e 32-të në Superiore:

“Jemi zyrtarisht në Final Four dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne. Ishte moment i vështirë për ne, sepse kishim shumë mungesa. I lumtur për djemtë, arritëm objektivin për të luftuar për titullin.

Një e mirë për të gjithë. Sot ishte një shans për Qosen. E filluam me 4-2-3-1. Mbas minutës së 20-të, Qose ishte si numër ‘10’. Në pjesë e parë nuk ishim mirë.

Në fraksionin e dytë, bëmë më mirë. Teuta luajti më mirë në 45 minutat e para se sa ne. Bunjaku bëri mirë. Dihet që Lajthia është mungesë e madhe për ne. Edhe barazimi do të ishte rezultati i drejtë, sot ishim me fat”.  

Poll

Lexo gjithashtu