
Elbasani ditën e djeshme zyrtarizoi Bruno Lulaj dhe drejtuesit nuk kanë ndërmend të ndalen. Elbasanasit kanë arritur akordin me një tjetër lojtar që e njeh mirë Superioren.
Bëhet fjalë për Emiljano Mustën, i cili pritet të veshë fanellën e Elbasanit në sezonin e ri. Palët kanë arritur akordin mes tyre dhe shumë shpejt pritet edhe zyrtarizimi i mbrojtësit të majtë, i cili këtë sezon ishte pjesë e Egnatias në Superiore. Në fakt prej 6 muajsh nuk luan, pasi Musta u largua në Angli për arsye familjare, teksa tashmë është gati t’i rikthehet sërish futbollit të luajtur.
Ndërkohë jo vetëm kaq, pasi drejtuesit kanë arritur akordin edhe me një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për Christian Dros, i cili luan në mesfushë. 26-vjeçari aktualisht është pjesë e Slavia Mozyr në Bjellorusi. Më ditët e arshme lotjari moldav pritet të kompletoj transferimin e tij te Elbasani dhe të vihet nën urdhrat e Nevil Dedes.

