Angelo Tafas dhe Stivi Frasdhëri nuk janë të vetmi portierë në listën e Elbasanit për portën. Së fundi në skenë ka dale edhe gardiani i Laçit.
Mario Dajsinani synohet nga drejtuesit elbasanas për sezonin e ri. Eksperienca e tij në Superiore bën që Nevil Dede te besojë te aftësitë e tij dhe për të do të ishte një “armë” plus për sezonin e ardhshëm.
Kontaktet e para mes palëve kanë nisur dhe tashmë Elbasani do të bëjë gjithçka për ta transferuar. Kujtojmë se 25-vjeçari ka kontratë me kurbinasit deri në qershor të vitit 2025. Durrsaku është pjesë e kurbinasve prej 3 sezonesh, ndërsa është një titullar fiks te bardhezinjtë. Mbetet të shihet se çfarë do të sjellë kjo merkato për të dhe ku do të jetë e ardhmja e tij.