Redi Jupi ka folur për situatën e Elbasanit dhe Vllaznisë. Jupi ka kujtuar kohën e parë të teknikut Brdaric në Shkodër si dhe ka folur me dritëhije për Elbasanin, pasi sheh si faktor negative golavarazhin.
“Nga eksperienca shuëm gjëra nuk mund të ndryshohen. Vllaznia para disa sezonesh u shkëput me 9 pikë nga vendi i dytë në mos gabohem dhe më pas pati rënie, ulje. Me Brdaric atëherë, ishte hera e parë që ai drejtonte aty. Më saktë kishte diferencë prej 12 pikësh atëherë.
Elbasani e ka golavarazhin negativ. Vështirë të pretendohet. Një skuadër me golavarazh negativeështë e pamundur që një skuadër e tillë të shpallet kampione i thoja miqve të mi në një shembull. Kur pëson shumë dhe bën kaq, është shumë shumë e vështirë.”, u shpreh Redi Jupi.