
Altin Kryeziu
Laçi është një nga ekipet aktive në merkato. Kurbinasit janë afër firmës me Alban Shabanin nga Feronikeli, por nga kurbinasit ka edhe dalje.
I pari është Enriko Papa që është rikthyer në Rumani tek Botosan. Teksa për një largim të mundshëm, po përflitet edhe Altin Kryeziu.
Burime për Newsport.al mësojnë se ai nuk është bërë pjesë e ekipit pasi momentalisht ndodhet në Slloveni pranë familjes. Madje futbollisti i kurbinasve ka kryer dhe një ndërhyrje në tendinë.
Mesfushori 23-vjeçar ka arritur të kryejë 13 paraqitje për ekipin kurbinas këtë sezon në Kategorinë Superiore, në të cilat nuk ka gjetur gol ose asist.
Poll