
Ledio Beqja dhe ekipi i Teutës
Ledio Beqja është emri më i fundit që bëhet gati për një aventurë europiane. Për mesfushorin e Teutës, pas disa sezonesh të mira ku shkëlqeu me fanellën durrsake, tashmë bien sirenat e merkatos.

Ledio Beqja
Burime të besueshme pranë klubit, bëjnë me dije për Newsport.al se në drejtimin e 22-vjeçarit ka ardhur një ofertë zyrtare nga një klub ukrainas. Emri i klubit nuk bëhet ende i ditur për të respektuar negociatat mes palëve.
Beqja është një produkt i akademisë së Teutës dhe debutoi me ekipin e parë në moshën 17-vjeçare. Për 5 sezone me rradhë ai blindoi vendin e titullarit, u kthye në një lider edhe pse në moshë të vogël e fitoi plot 4 trofe: 1 titull kampion, 1 Kupë dhe 2 Superkupa.
Poll