
Dinamo nuk ia doli që të siguronte një vend në “Final 4”, që ishte një prej objektivave të sezonit. Skuadra kryeqytetase e mbylli sezonin 7-të në tabelën e renditjes.
Në 5 ndeshjet e fundit skuadra e Dinamos mori vetëm 1 pikë, duke sjellë edhe mbylljen zhgënjyese të sezonit. Situata në klub duket të ketë qenë jo e mirë muajt e fundit.
Newsport.al ka mësuar se drejtori sportiv Haris Fakic është larguar para 3 muajsh. Ish-drejtori i Skënderbeut me të cilët bëri dhe bujë duke krijuar një ekip të pamposhtur, ka 3 muaj që nuk është më pjesë e dinamovitëve, për arsye të cilat nuk dihen.
Pritet që në ditët në vijim klubi i Dinamos të sqarojë situatën me drejtorin sportiv, pasi është ende e paqartë nëse do të vazhdojë bashkëpunimi mes tyre.