
Ditmar Bicaj është shumë afër stolit të Tiranës. “Newsport.al” ka mësuar EKSKLUZIVISHT se palët janë shumë afër marrëveshjes mes tyre dhe bisedimet duken në rrugën e duhur.
Ish-lojtari i Partizanit duket se ka vendosur të përfaqësojë ngjyrat e tjera të kryeqyetit, ato bardheblu. Siç dihet sezonin e kaluar Bicaj ishte në krye të Burrelit, ku me matjanët ia doli të bënte mjaft mirë në Kategorinë e Parë. Madje duke u renditur në “Play-Off”.
Tirana është pa trajner që prej largimit të Bledi Shkëmbit. Por duket se tashmë gjithçka ka marrë fund dhe bardheblutë kanë gjetur “timonierin” e ri, i cili do të zëvendësojë korçarin. Për Bicajn kalimi te Tirana do të jetë aventura e tij e parë si trajner në Superiore, ku do të synojë edhe të lërë gjurmë në elitë.