
Superiorja do të luajë sërish në fundjavë ndeshjet e javës së 25-të. Takime mjaft delikate janë në program për t’u luajtur, me ekipet që do të luftojnë “dhëmbë për dhëmbë” për 3 pikët.
Kështu kjo javë do të luhet të shtunë e të dielë. Saktësisht më 15 shkurt do të sfidohen mes tyre Bylis – Elbasani dhe Egnatia – Partizani. Duele këto që do të startojnë në orën 13:30.
Padiksutim që e gjithë vëmendja do të jetë te përballja e pretendentëve në Rrogozhinë, ku Egnatia dhe Partizani do të bëjnë mes tyre llogaritë për vendet e para në renditje. Ndërkohë në orën 16:30 do të sfidohen mes tyre Dinamo dhe Vllaznia në “Elbasan Arena”.
Edhe ky një tjetër duel pretendentësh që merr vëmendjen kryesorë të tifozëve. Si dinamovitët ashtu edhe shkodranët do të luftojnë “kokë më kokë” për 3 pikët.
Ndërkohë ditën e dielë do të luhen takimet e tjera. Laçi do të presë Teutën në orën 13:30, ndërsa Tirana do të duelojë me Skënderbeun në orën 16:30.
