Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Egnatia tregon “forcën” e kampionit, Tirana dhe Partizani për “faqe të zezë” (RENDITJA e Superiores pas javës së 5-të)

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia tregon “forcën” e kampionit, Tirana dhe Partizani
Sezoni i ri / Superiore

Superiorja ditën e djeshme ka mbyllur ndeshjet e javës së 5-të të kampionatit. Sërish në krye të renditjes vazhdon të qëndrojë Elbasani, i cili këtë javë nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Teutën.

Skuadra e Ivan Gvozdenovic tashmë udhëheq me 11 pikë, teksa më 1 pikë më pak ndjekin Vllaznia dhe Egnatia. Shkodranët triumfuan ndaj Vorës, ndërsa rrogozhinasit treguan “forcën’ e ekipit kampion ndaj Flamurtarit.

Teuta këto javë po bën mjaft mirë, teksa e shikon vetëm në vendin e 4-të në klasifikim me 7 pikë. po me kaq pikë renditen edhe Vora dhe Dinamo, ndërsa ndiqen nga Bylisi në vendin e 7-të me 6 pikë.

Partizani, Flamurtari dhe Tirana në këtë sezon janë pa frikë për “faqën e zezë”. “Demat” u mposhtën nga Bylisi, vlonjatët nga Egnatia dhe bardheblutë nga Dinamo. Kështu pas javës së 5-të Partizani ka grumbulluar 4 pikë dhe mban vendin e 8-të, Flamurtari dhe Tirana kanë nga 2 pikë dhe mbajnë 2 vendet e fundit në klasifikim.

Egnatia tregon “forcën” e kampionit, Tirana dhe Partizani
 

 

Poll

Lexo gjithashtu