
Ekipi i Egnatias pas zhgënjimit në Champion League do përpiqet të rivendos “nderit në vend” dhe dueli me Dinamo Minsk mbrëmjen e nesërme do të shërbejë si testi i duhur.
Trajneri i rrogozhinasve Edlir Tetova ka dhënë lajmin e keq në prag të kësaj ndeshje, duke treguar se dy futbollistë të rëndësishëm nga bërthama e ekipit do të jenë të padisponueshëm:
Transferta? Udhëtimi ka qenë shumë i përshtatshëm, kemi ardhur që ditën e hënë në Hungari. Jemi stërvitur këtu në kushte të mrekullueshme. Theksin e punës e kemi vendosur edhe tek ana psikologjike. Klubi mendoj që do të ishte më mirë akoma të vinim këtu tre ditë përpara ndeshjes.
Mungesat? Nga pezullimi prej kartonit të kuq rikthehet Lushkja, por jemi të detyruar të bëjmë pa dy lojtarë të tjerë, Ndreca dhe Leo Melo. Gjendja fizike është e mirë, edhe lojtarët që kanë ardhur më mbrapa po shkojnë drejt normalizimit të formës sportive.
Rivali? Bjellorusët janë një skuadër e fortë fizikisht, sigurisht, dhe në ritëm kampionati kombëtar, por do të mundohemi të bëjmë më të mirën.
Objektivi? Ne kemi si objektiv të kalojmë në raundin tjetër duke bërë më të mirën në fushë, të gjithë bashkë”.