
Sfida hapëse e javës së 23-të në Superiore do të jetë takimi midis Egnatias dhe Bylisit. Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që nis në orën 13:30.
Sa i takon ballshiotëve, Ofori është mungesë e sigurtë. Lojtari i huaj Ofori Mçarthy u ndëshkua me të kuq në takimin si vendas ndaj Tiranës, ku dhe Ernest i bardhebluve mori ndëshkim po ashtu. Planet e tjra për Nevil Deden janë ok, me Berkon si sulmuesin kryesor dhe blerjen e re, maqedonasin Ilieski si rojtarin e prapavijës. Gardiani Hasanbelli që dhuroi shoë me topin në këmbë në sfidën ndaj Tiranës, vazhdon të jetë siguria e portës.
Edlir Tetova i beson talentit të Kasës dhe vendosmërisë së Ujkës në shënimin e golave. Formacioni i rrogozhinasve duket stabël, ku mungesa e vetme është Fernando. Braziliani ëshët i dëmtuar dhe është e sigurtë që mungon ndaj ballshiotëve.
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Dajsinani, Dylis, Aleksi, Bakajoko, Lushkja, Ndreca, Zejnullai, Xhemajli, Ujka, Fangaj, Kasa, Trajneri: Edlir Tetova
BYLIS: Hasanbelli, Bruno, Mahmuti, Kamara, Malomo, Sulovari, Berko, A. Marku, Peralta, Përgjoni, Ilieski, Trajneri: Nevil Dede