
Egnatia është pjesë e Superiores prej sezonit 2021/22. Në 3 vite, rrogozhinasit kanë pasur një prej ekipeve më të vështira për t’u mposhtur nga Vllaznia.
Sezonin e parë ishte Thomas Brdariç, që provoi mentalitetin që po krijonte Egnatia. Kështu trajneri i Vllaznisë nuk fitoi asnjë takim, ndërsa ishte në krye të kuqebluve gjatë 2 ndeshjeve.
Dy barazime 1 me 1, njëri në Rrogozhinë dhe tjetri në Shkodër, të dyja të vlefshme për Superioren. Kujtojmë se ndeshja e radhës luhet të dielën në orën 15:00.
Poll